Një histori e imja me Benin

Sibora Frashni

 

 

“Beni ecën vetë” është një libër që më ka pëlqyer shumë pasi tregon për jetën e fëmijëve në kooperativë. Autori Kiço Blushi ka bërë një prekje të bukur të realitetit dhe fantazisë për të treguar kohën e atëhershme. Kur lexoj këtë libër ndonjëherë ndjehem sikur jam në vendin e Benit, pasi edhe unë nuk jam përshtatur me fshatin për herë të parë. Situatat më qesharake janë kur Beni mendon se ka bërë një veprim burrëror e situata i ikën nga duart… Mënyra sesi trajtohen ngjarjet është shumë e këndshme dhe gazmore. Historia e këtij libri ka qenë shumë e bukur dhe argëtuese. Mendoj se ky libër duhet të lexohet nga të gjithë fëmijët për të njohur realitetin e dikurshëm.

Gjithashtu ky libër mund tu mësoj fëmijëve se jeta në fshat është shumë e bukur. Pjesa që më bëri më shumë përshtypje është momenti kur fëmijët shkojnë të flenë në pyll. Arsyeja pse më bëri përshtypje është se edhe unë mendoj se fëmijët e vegjël nuk janë të aftë të kujdesen për veten në rrethana të tilla, por nga ana tjetër është diçka pozitive të mësohesh me natyrën.

Beni ka qenë një fëmijë i llastuar që mamaja e donte shumë, e duke e llastuar aq shumë ajo e bëri Benin të paaftë në disa situata. Dhe ky është një mësim edhe për prindërit pasi ndoshta me paaftësinë nis dhe bullizmi ë ndikon për keq në psikologjinë e fëmijëve.

Ndërthurja e rasteve qesharake dhe historisë e bënë çdo libër më argëtues. Kohët e atëhershme mund ti jepnin më shumë mundësi për aventura fëmijëve sepse nuk besoj që tani nënat i lënë fëmijët të ikin në pyll apo gjëra të tjera si këto. Ndër autorët e mi të preferuar si Zhyl Verni, Roalf Dalfh dhe David Williams është dhe Kiço Blushi që me librin e tij i bën fëmijët të ndihen më të fortë dhe i argëton me historinë e jashtëzakonshme të  “Beni ecën vetë”.

Share This:

blunavi.com